"Durrësi të pastrohet para Vitit të Ri", Rama: Inertet do çohen në Porto Romano (VIDEO)

02/12/2019 - 17:22

Pas takimit me qytetarët në terren, kryeministri Edi Rama ka qenë në qendrën e Emergjencave në Durrës ku ka dhënë të tjera porosi.

Rama ka kërkuar listën e gjithë investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara, ndërsa tha se inertet, të cilat do hiqen nga banesat e pallatet e prishura para Vitit të Ri, të çohen në Porto Romano.

"Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do ti thuhet bëhu gati që do ti riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne. Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta. Ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë deri në zgjedhje do ti thërrasësh ti. Pallatet që janë minus, që janë negativ që ky do shembet, por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit ku janë inertet, do ta pastrojmë para Vitit të Ri komplet. Siç u pastrua Lana. Kompanitë e ndërtimit do ti thërras unë. Tjetra inertet do të depozitohen në Porto Romano dhe do fillojë projekti ta heqim atë fushë plehrash dhe ta bëjmë park komplet atje. Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit, hartën me të gjitha të dhënat. Nesër i dua të gjitha këto. Dakord! Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës së Durrësit, në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje dhe ti shpjegojnë me qetësinë më të madhe. Pjesa e akomodimit, mos i vononi kush vjen, çojini në hotel. Duhet të jetë i verifikuar që realisht nuk ka shtëpi."

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Luig

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar për dorëheqjen e kreut të AKEP, Ilir Zelës, të cilin e përgëzon se nuk zgj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zbuloi disa nga temat kryesore që ka diskutuar në takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, L

Partia Demokratike do të zhvillojë një mbledhje në orën 18:00 me anëtarët e grupit parlamentar dhe të Kryesisë, të cilët kanë qenë në ter

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ndodhet sot në Tiranë në një vizitë zyrtare ku shprehu ngushëllime familjeve që humbën të afë

Pas deklaratës që Ardian Dvorani bëri për gazetarët pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ka reaguar Presidenca përmes zëdhënësit të saj,

Shqipëria pritet të jetë kryesuese e një misioni ushtarak në Irak në vitin 2020.

Gjatë takimit me banorë të Laçit, që ishin në ankth për banesat e shembura nga tërmeti dhe si do jetojnë gjatë kësaj kohe e në vazhdim, k

Ministri Bledi Çuçi, drejtuesi i operacionit të emergjencës ka njoftuar sot detaje lidhur me gjithe cfare eshte bere nderkohe per menaxhi

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Ardian Dvorani në dalje të Prokurorisë pas afro tre orësh ku u mor në pyetje pas padisë