Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, përmes një postimi në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me një video, ngre shqetësimin për transformimin e Durrësit dhe fshirjen e memories së qytetit nën beton.

Sipas tij, “ia zhduken qendren e qytetit sic e mbajne mend durrsaket. Sot eshte nje shesh qe i ngjan cdo qendre qyteti ne Lindjen e Mesme. Lum kush ruan fotot e femijerise per ta kujtuar ate qytetin e bukur buze detit”.

Më pas, Bylykbashi përqendrohet në zonat periferike të Durrësit, të cilat sipas tij janë lënë “qellimisht ne mes te pisllekut, mungeses se infrastruktures dhe te sherbimeve. Ish Keneta dhe zonat e tjera te periferise jane deshmia e nje pushteti qe perbuz qytetaret e vet”.

Bylykbashi thekson se taksat e qytetarëve po përdoren për Velierën dhe vepra të tjera luksi, ndërsa banorët e këtyre zonave lihen në harresë.

Postimi i plotë:

Durresit, ne 20 vitet qe jane ne pushtet ne kete qytet, qeveritaret socialiste i shuan memorien nen beton. Ia zhduken qendren e qytetit sic e mbajne mend durrsaket. Sot eshte nje shesh qe i ngjan cdo qendre qyteti ne Lindjen e Mesme. Lum kush ruan fotot e femijerise per ta kujtuar ate qytetin e bukur buze detit.

Por sot ne 2020 Durresi ‎eshte edhe realiteti i kesaj video. Jane banore te qytetit qe lihen qellimisht ne mes te pisllekut, mungeses se infrastruktures dhe te sherbimeve. Ish Keneta dhe zonat e tjera te periferise jane deshmia e nje pushteti qe perbuz qytetaret e vet. U merr parate me taksa qe shpenzohen per Velieren dhe riberjen e rrugeve e lukse te kota çdo vit sepse ashtu mund te vidhet me lehte, ama keta banore te Durresit trajtohen si ne bidonvilet e Botes se Trete.

Ky eshte turp qe merr fund me 25 prill 2021. Ate dite vota vlen sa 20 vitet qe ju kane vjedhur!

#FRPD Durres