DW: Gjermania dhe vendet skeptike s’janë bindur ende për integrimin e Shqipërisë, ja me kë u takua Rama në Berlin

18/09/2020 - 09:21

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria nuk e ka të sigurt, se do të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në. Gjermania është një nga vendet dyshuese.

Burime të Deutsche Welle-s bëjnë të ditur se kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndodhet për një vizitë dyditore në Gjermani. Ai është takuar të enjten (17 shtator) në mbrëmje, në një darkë me një grup parlamentarësh nga Bundestagu Gjerman. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla, i cili është edhe kryetar i Shoqatës Parlamentare të Miqësisë Shqipëri-Gjermani.

Sipas qarqeve ne Berlin, Rama ndodhet në Gjermani për të lobuar te grupi parlamentar më i madh në Bundestag, CDU/CSU, për t’i dhënë Shqipërisë po-në e hapjes së konferencës së parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE–në. Por siç mësoi DW nga qarqet parlamentare pranë CDU/CSU, në takim nuk merrte pjesë as kryetari i grupit parlamentar të Ballkanit Perëndimor nga partia CDU/CSU, Johann Wadephul, dhe as kryetari i Komisionit për BE në Bundestag, Günther Krichbaum.

Ende shumë punë

Në një konferencë të Institutit Aspen në Berlin, të zhvilluar të enjten, si dhe në një konferencë të mëparshme të zhvilluar javën e kaluar në Fondacionin Konrad Adenauer në Berlin, të dyja me rregulla “chattam house”, ka dalë në pah, se deri tani vendet e zakonshme skeptike të BE-së, ndër to edhe Gjermania, nuk janë bindur ende se Shqipëria e meriton çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Dy pikat më delikate në argumentimin e skeptikëve nga Gjermania janë: ligji antishpifje dhe ndryshimet që iu bënë marrëveshjes së 4 korrikut për ligjin elektoral në parlament, vetëm disa ditë pasi palët, opozita dhe qeveria, ishin dakordësuar pas ndërhyrjeve të diplomatëve perëndimorë në Shqipëri.

“Do të duhet shumë punë diplomatike dhe politike deri sa të vijë te hapja e konferencës së parë ndërqeveritare”, thonë skeptikët në Berlin.

Nuk takohet me kancelaren

Kohët e fundit Shqipëria është lëvduar nga qeveria gjermane për angazhimin e saj për të ndërmjetësuar në konfliktin e Bjellorusisë. Por, ndryshe nga ç’ishte raportuar më parë nga disa mediume të Tiranës, Rama nuk ka pasur takim me kancelaren Angela Merkel, i thanë DW-së burime diplomatike nga Berlini. Sipas burimeve të DW, në mesditë, Edi Rama do të niset për Bavari. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku paraqet fjalimet e Ramës dhe i ballafaqon me vdekjen e 53-vjeçari

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me pedagogen nga Durrësi, Ada Spiru.

“Qytetarët e Tiranës paguajnë 17 përqind më shtrenjtë taksën e pastrimit, ndërsa qeveria jep qindra miliona euro për inceneratorët, p

Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbresëlënëse punën për rehabilitimin e 27 pallateve në Shijak, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.

Partia Demokratike deklaroi sot se vdekja e një qytetari të pafajshëm në dyert e spitalit është prova më e madhe se shëndetësia është në

Presidenti Ilir Meta ka vënë alarmin për numrin e testimeve për COVID-19, duke iu referuar një raporti të worldometer.

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar në një ceremoni solemne futbollistin e shquar të Lushnjës dhe të Ekipit tonë Kombëtar, Abdurrahman Roza

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia shkruan ne Facebook se kapacitetet spitalore ekzistuese janë ezauruar, ndërsa shton se për të luftuar

Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun e tij në qytetin e Bled, Slloveni këtë të shtunë.