Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i afatit të dakordësuar mes palëve për të përfunduar Reformën Zgjedhore, kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të zhvillojë sot një takim me aleatë.

Mbledhja pritet të mbahet rreth orës 12:30 në selinë e PD-së, ku çështje themelore e diskutimit do të jetë pikërisht reforma zgjedhore.

Kreu i PD është zotuar se do të bashkëpunojë për përfundimin e reformës zgjedhore në afatin e përcaktuar, pas një takimi me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.