Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00, për të vijuar me numërimin e votave më 19:30, ku brenda orës 08:00 të ditës së nesërme pritet edhe rezultati.

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, Jemin Gjana, publikoi të dhënat e votimit deri më tani, ku tha se dy orë nga përfundimi i votimit kanë votuar 33 mijë e 47 anëtarë ose 44% e numrit total.

Ai thekson se nuk ka pasur probleme gjatë procesit të votimit duke garantuar se në orët e fundit s’ka pasur as lëvizje të përfaqësuesve të kandidatëve.

“Numri i votuesve 33 mijë e 47 anëtarë ose 44%. Tirana ka 9 mijë e 821 anëtarë që kanë votuar. Në raport me 21 mijë anëtarë që ka Tirana, është 46%.

Nuk kemi probleme të tjera në vazhdim, në 3-4 orët e fundit s’ka pasur lëvizje të përfaqësuesve, nuk janë ndryshuar më. Dua t’ju bëj me dije dy verifikime që bëmë. Në Kombinat u paraqit, një me FB na del një emër i njohur nga mediat investigative që ka shkuar të votojë me pajisje, është larguar. Shpresoj mos shkojë në vend tjetër.

Një nga përfaqësuesit e kandidatëve, u informuam se 3 votues në Sarandë kanë votuar dhe në Vlorë e Gjirokastrë, nuk rezulton, votuan vetëm në Sarandë. Tani po i përgjigjem përfaqësuesit.”– tha Gjana.