Myslimanët festojnë sot Fitër Bajramin, teksa qindra besimtarë iu drejtuan sot xhamive për të falur namazin.

Për këtë ditë të shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, urimet kanë nisur të shpërndahen edhe nga politika.

Edhe dy kandidatet për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako e PS-së dhe Valbona Sakollari e Bindjes Demokratike, kanë uruar festën e Fitër Bajramit.

Urimi i Sakollarit:

Gëzuar Bajramin e Madh!

Për shumë mot ju uroj gëzuar Bajramin! Zoti jua pranoftë sakrificën e agjërimit dhe veprat e mira të gjithë besimtarëve myslimanë kudo ndodhen!

Urimi i Sakos:

“Drejt dritës kam rendur dhe në dritë jetoj'’(Profeti Muhamed)

Me këtë shprehje, dua t’ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë ‘Gëzuar Fitër Bajramin’ dhe qoftë paqja, harmonia dhe lumturia mbizotëruese në shpirtrat tanë!