Ambasada amerikane konfirmon për Euronews Albania se e ka marrë platformën me 14 pika të Presidentit të Republikës, Ilir Meta për integrimin.

Selia diplomatike më e rëndësishme në Tiranë sqaron se është duke i shqyrtuar propozimet e Presidentit.

Po kur e ka marrë ambasada këtë dokument? Burimet thonë se dokumenti iu është dërguar atyre që më 8 prill.

“Që Platforma për Integrimin Europian (Non Paper) i është paraqitur Ambasadores së SHBA që më 8 prill 2020 është FAKT. Që Rama GËNJEN nuk është më lajm as për të huajt”, deklaroi Meta sot.