Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra më herët ndaj tij nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook, Balla ironizon Berishën përmes kësakj karrikature në foto, teksa i përmend edhe rihapjen e çështjes së Izet Haxhisë.

POSTIMI I PLOTË

Të dashur miq,

Më thonë që në një studio televizive ky karrikatura ka përfolur emrin tim apo të kolegëve të mi. Sikur një e njëmija e çfarë vjell përditë ky plak i rrjedhur të ishte e vërtetë, unë nuk do të qëndroja në detyrat që mbaj.

Por ky karrikatura është në hall të madh. Litari që e ka mbajtur në 28 vite këtë dordolec të varur në politikën shqiptare po këputet, për të rënë e për të mos u ngritur kurrë.

Makthi i tij për vete dhe familjarët e vet është shumë i madh. Nuk ka ilaç që i shëron.

Izet Haxhia erdhi dhe dosja duhet rihapur!
Nuel Kalaj do të vijë së shpejti dhe do të flasë!

E mor Sali ku do biesh…