“E pranoj kritikën e Saimirit dhe Gentit”, Meta: Më 2 mars për lirinë e medias dhe Kushtetutën

27/02/2020 - 11:23

Kur nuk na ndajnë shumë ditë nga 2 marsi, data kur presidenti Ilir Meta ka thirrur në një manifestim qytetarët në Bulevard, në mbrojtje të Kushtetutës, vjen sërish një reagim nga ky i fundit.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Meta ka falënderuar publikisht dy moderatorët, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj, të cilët deklaruan se do të bëheshin pjesë e këtij manifesti.

Teksa i quan zëdhënës të fuqishëm të interesit publik, kreu i shtetit bën thirrje për pjesëmarrje në këtë tubim, ku përveç mbrojtjes së Kushtetutës, të mbrohet dhe liria e mediat.

MESAZHI I METËS

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit!

Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.

Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklaratës së kryetares në detyrë të Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ku ajo akuzoi

Kryeministri Rama ka dhënë informacion mbi pagesat që kanë përfituar të vetëpunësuarit dhe punonjësit në bizneset e vogla.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thën

Me anë të një tjetër reagimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se kufiri do të vijojë i mbyllur dhe nuk mund të dalë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim e cila tha se politika shqiptare duhet të jetë e u

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit që njoftoi ministria e Shëndetësisë se mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e k

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti Ilir Meta thotë se po ndjek me shqetësim përhapjen e koronavirusit në Shkodër. 

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet pasi e cilëson si një histori që vijon dita ditës.

Në një komunikim online me qytetarët, kryeministri Edi Rama preku edhe çështjen e qytetarëve që duan të hyjnë në vend.

Nga Shkodra, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në vendet e tjera që të mos e vizitojnë