Ish-deputeti i Partisë Socialiste njëkohësisht pedagog i Fakultetit Ekonomik, Sherif  Bundo i ftuar në studion e lajmeve në “News 24”, ka komentuar videon që shpërndau kryeministri, Edi Rama, ku e cilësonte si Enverist.

Bundo, tha se videoja është shkëputur qëllimisht, ndërsa hodhi poshtë cilësimin e Ramës për të enverist, duke shtuar se ai është sulmuar nga regjimi  diktaktorial, në kohën që ishte në universitet.

Komenti i  Ramës

Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem, se do doja që opinioni publik të dëgjonte të plotë videon, se videoja është prerë qëllimisht.

Studentët nuk janë në kushte të barabarta me pushtetarët e tyre. Studentët janë të brishtë nuk janë qelibarë, ata më kërkuan të shprehja mendimin tim në lidhje me qëllimet e tyre.

Unë nuk jam enverist, jam përjashtuar nga Univeristeti i Tiranës, jamë përjashtuar nga fakulteti për shkak të biografisë. Jam mirënjohës për jetë pedagogutqë më dha mundësinm të vazhdoja arsimin e Lartë.

Unë enveristi i Ramës, mbaj diplomë nderi nga qeveria e Ramës, unë enveristi i Ramës kam 14 vjet që jap mësim në Universtittein publik francez, Une enveristi i Ramës kam organizuar konferenca ndërkombëtare dhe e kam për nder të jem i majtë, dua të mbroj kauzën e drejtë të studentëve dhe të thosha bëj mirë apo keq.

Të qenit profesor është mision dhe do jem gjithmonë aty ku janë studentët e mi. Sigurisht për opinionim tim Rama ka gabuar rëndë ndaj meje. E kuptoj sikletin e tij, ai bën një gabim që reagon emocionalisht jo racionalisht. Burrat e shtetit nuk flasin shumë, por punojnë shumë, atyre i punojnë veprat. Në konfliktet që kemi pasur, kur ai donte të zgjidhej kryetar i opozitës, kërkoni në arkiva dhe do kuptoni. Unë jam profesor i botës së financës, jam i bindur kur të kthehet në arsyemin racional do pendohet.

Komenti i Braçes

E kuptoj ish-studentin tim Braçe, unë kam dhënë dorëheqjen për ato motive që studentët e mi protestojnë, në kohën që unë kur kam dhënë dorëheqjen nuk vuanin për këtë gjë, por vuanin për mosdhënie mandatesh.

E falënderoj Bracen që më dha mundësi të sqaroj konfliktin tim të vjetër, unë i kam fituar të gjitha gjyqet që kam patur dhe jam krenar për karrierën time. Ndihem i realizuar për gjithë ato gjëra që thashë një pjesë shumë të vogël.

Sigurisht kolegë të tjerë më kanë këshilluar të bëj komente të caktuara, por unë do vazhdoj të zbatoj normat.

Vendi im është atje ku janë studentët e mi. Kujdes se është qeveri e majtë, rriti taksat që të ulte tarifat. Unë e kam shprehur kam qenë në studion tuaj, dhe kam thënë që është herët për ta gjykuar, por që nuk duhet të jemi verbër. Stafet ekonomike brenda vetes kanë shprehur qëllime të tilla. Pra, ose kanë të drejtë, ose s’kanë të drejtë, qeveria duhet të sillet më objektive me këta.

Mesazhi drejtuar Lindita Nikollës

Para tre muajsh me shqetësimin e një profesori të ekonomisë, i bëj mesazh ministres së Arsimit, i them se gjendja në arsimin publik është skandaloze dhe nëse agravon situata është akoma më keq.

Nuk mora përgjigje, një ministri korrekte kur merr një mesazh të tillë nga pedagogë, nuk duhet ta neglizhojë, mendoj që ia ka referuar shefit të saj.

Mua nuk me kanë dërguar partitë se po të më dërgonte do ishte partia e Ramës, une them se studentët janë të papërgatitur për dialog, është një lëvizje spontane, nuk kanë një emër të përveçshëm që të përfaqësojë studentët.

Bashkë me studentët të kenë edhe një grup rektorati që të kuptojnë mirë aktin e qeverisjes dhe të njohin mirë jetën akademike.