U shkarkua me anë të një vendimi politik, siç e cilësoi ai vetë, dhe sot lëshon një kunj ndaj kryesisë së Këshillit Bashkiak Durrës.

Avokati Armand Tragaj, ish-sekretar i KB, që u shkarkua në mbledhjen e këshillit të të premtes së kaluar, ka akuzuar mbrëmjen e së enjtes kryesinë e këtij organi vendimmarrës për shkelje të rregullave që i kanë miratuar vetë.

Duke iu referuar vendimit të Këshillit Bashkiak, të datës 27 shtator, mbledhja duhej të zhvillohej sot, sepse është e enjtja e tretë e muajit.

“Shpresoj mungesë me arsye…”,– shkruan me ironi në postimin e tij Armand Tragaj.

Postimi i plotë i Armand Tragajt:

Këta të Kryesisë së Këshillit dëshirojnë aq shumë ti shkelin rregullat sa kur nuk kane ç’të shkelin miratojnë rregulla thjeshtë dhe vetëm qe ti shkelin.

Ps. Sipas VKB 626 datë 27.09.2019 sot duhet të mblidhej Këshilli sepse është e enjtja e tretë e muajit.
Shpresoj mungesë me arsye…