Edhe Basha uron Ermal Metën: Në këto ditë të vështira, na fali gëzim

11/02/2018 - 11:32

Pas Berishës, edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë për pak çaste çështjet politike, për të shprehur urimet e tij ndaj këngëtarit shqiptar Ermal Meta për triumfin në ‘Sanremo 2018’.

Përmes një mesazhi në “Facebook”-un e tij, Basha shkruan se “triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara dhe ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë”.

“Në këto ditë të vështira kur banditët janë në krye të vendit, një kantautor i ri, Ermal Meta na fali gëzim duke triumfuar në Festivalin prestigjoz të San Remos. Triumfi i Ermalit na kujton se ka shqiptarë me talent, me energji që dinë të ecin përpara. Shqiptarë të ndershëm, krijues, të suksesshëm, njerëz të zotë dhe me vlera ka plot mes nesh, por pak bien sot në sy, sepse lajmet për Shqipërinë dhe shqiptarët i dominojnë zullumi, trafikantët dhe qeveritarët banditë. 
Por e nesërmja i takon shumicës dërrmuese të shqiptarëve të ndershēm dhe me vlera. Triumfi i Ermalit është një përmendore e vlerave të vërteta të tyre.
E përgëzoj nga zemra Ermal Metën për çmimin e fituar me talentin dhe punën e tij, dhe i uroj për suksese të tjera më tej! Ky është modeli që na bën krenar dhe na frymëzon si shqiptarë!”, shkruhet në mesazhin e Bashës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pak pas takimit me përfaqësues të Komisionit të Venecias, ka dhënë detaje rreth diskutimeve

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, nëpërmjet një deklarate për shtyp vijoi sot me akuzat e njëpasnjëshme nga ana e opozitës

Prej kohësh situata politike mes palëve në Shqipëri ka qenë e tensionuar, dhe tashmë i kanë kthyer në trend statuset ironike në rrjetet s

Mbrëmjen e djeshme, presidenti Meta nga një studio televizve, ndër të tjera ka folur edhe në lidhje me LSI-në, parti të cilën dikur e dre

Paraqitja e deputetevë në Kuvend është i rregulluar strik nga udhëzuesi për kodin e etikës.

"Aty ku është pushteti është krimi!" Kështu shkruan në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha pas lajmit se mes të arrestuarve p

Sipas deputetet demokrate të Durrësit, Fatbardha Kadiu, qëndrimi i kushtëzuar me parlamentin nuk do të thotë pushim siç pretendon pozita!

Deputeti i PD-së, Flamur Noka i ështe rikthyer dosjes 339 dhe akuzave ndaj kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

"Opozita nuk do të kthehet në Kuvend pa u bërë vettingu i politikanëve," ka deklaruar kreu i PD-së Lulzim Basha, gjatë një takim

Presidenti, Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin Mexhitli të Manastirit, një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni. Kjo është