Edhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka shkuar në mbështetje të banorëve të Unazës së Re. Ai ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale duke hedhur akuza mbi kryeministrin Rama. Sipas Braimllarit, Rama po rrethon banorët e unazës së re me polici.

“Edi Rama rrethon banorët e Unazës se Re me forcat speciale sepse po protestojnë kundër hajdutërisë së Edi Ramës. Edi Rama vendos forcat speciale kundër qytetarëve për të mbrojtur vjedhjen e tij të 40 milionë eurove. Banorët e Unazës së Re arrestohen, kurse Edi Rama që do gllabëronte 40 milionë euro është i lirë”, është reagimi i Braimllarit.