Partia Demokratike ka publikuar sot një video-mesazh me anë së të cilës i kujton Kryeministrit Edi Rama kushtet e mjerueshme, në të cilat jetojnë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook, risillet në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Edi Rama gjatë festave të fundvitit, ku ai i drejtohet qytetarëve: “Kërkoj të më lexoni drejt e në sy, teksa iu shoh të gjithëve në sy”.

Ndërkohe që në materialin e përgatitur nga PD shfaqen thirrje të qytetarëve të prekur nga tërmeti, të cilët i kërkojnë Kryeministrit t’i shohë në sy dhe të pranojë dështimin e tij.

“Edi, na shiko në sy dhe prano dështimin tënd”,  thuhet në video-mesazh.