Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama sot feston ditën e lindjes. Në këtë ditë, Rama mbush 56 vjeç, ndërsa kjo ditëlindje përkon edhe me ditën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, festojnë ditën e pavarësisë, të cilën e ka uruar përmes një spoti në Facebook.

“HAPPY BIRTHDAY AMERICA, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara”, shkruan Rama, ndërsa në komente ka marrë urime të shumta për ditëlindjen e tij veçanërisht.