Përkundër problemeve të mbartuara mes fqinjësh, liderët e Ballkanit Perëndimor u shfaqën miqësore dhe të qeshur ndaj njëri-tjetrit përpara objektivave të kamerave dhe aparatëve në Samitin që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në videon që kryeministri Rama publikoi në Facebook", nuk mund të mos bjerë në sy përqafimi i tij me Presidentin serb Vuçiç, një takim jo më pak i ngrohtë me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Një qëndrim më i ftohtë por korrekt vihet re teksa Rama dhe homologu i tij Tsipras shihen duke biseduar, me shumë gjasë për çështjet e hapura mes dy vendeve.

Përtej ngarkesave, të qeshur mes tyre ishin edhe Presidentët e Kosovës dhe Serbisë.