Çështja e demarkacionit me Malin e Zi shkaktoi një ‘përplasje’ në distancë mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj. Por me sa duket, pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme, e vetmja përplasje mes dy kryeministrave është ajo e gotave.

Këtë e ka dëshmuar vetë Kryeministri Rama, me anë të një fotografie të postuar në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me Haradinajn me gota në duar.

Përplasje gotash në shtëpinë e HaradinajveGEZUAR FESTEN E PAVARESISE”, shkruajti Rama, teksa postoi këtë foto.

I ftuar këtë të premte në emisionin “Zona e Pavarësisë” në Klan Kosova, Rama e cilësoi çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, problematikë të shpikur nga politika kosovare. Kjo shkaktoi edhe reagimin e Haradinajt, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruajti: “Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”.