Edi Rama takon ndërtuesit në Durrës: Nisni urgjent punën, ngrini kantierët

02/12/2019 - 17:38

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent me ndërtuesit në Durrës.

Rama tha se ndërtuesit duhet të nisin urgjent punë, të ngrenë kantierët, pasi përndryshe ndaj tyre do të ketë masa të ashpra.

“Mendoj se ndërtuesit ku banesat janë të pabanueshme janë për burg. Por gjykata do vendosë. Ajo që bëjmë ne është që këta ndërtues ku ka dëme të mëdha për shkak të ndërtimit, Prokuroria t’i dërgojë në gjykatë. Në raste kur ka dëmtime, duhen bërë rikonstruksione. Aty ku ka dëme të riparohen. Nëse riparoni, do të qetësoni edhe ndërgjegjen tuaj.

Po i bie shumë shkurt, se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia do jetë në dispozicionin tuaj, gati për të nisur punë. Ngrini menjëherë kantierët. Ne do vëmë njerëz mbi kokë, ju jeni në rregull. Kush tërhiqet nga kjo punë, do të jem unë dëshmitar. Ua keni detyrim popullit, ua keni për detyrë fëmijëve tuaj t’ua lini emrin pa njollë”,- tha Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka komentuar mungesën e saj në terren gjatë ditëve të gjendjes së emergjencës për shkak të tërmetit

Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka takuar përsëri banorët e zonës së Plazhit në Durrës, të cilët u prekën nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Integrimin Europian ku në fokus të bisedimeve ishte shqyrtimi i projektligjit "Për mediat audiovizive d

Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani i është përgjigjur institucionit të Presidencës.

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një video në gjuhën angleze, në të cilën shpjegohet edhe një herë si është kapur Këshilli i Emërime

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar në rrjete sociale situatën e krijuar në vend pas tërmetit.

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se tërmeti i 26 nëntorit nxori në pah Shqipërinë e vërtetë, të varfër e të vjedhur, si dhe paaftësinë dh

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka apeluar që këto të fundit të tregojnë fuqinë përballë kryeministrit Edi Ra