Kryeministri Edi Rama ka dalë sot pasdite në një komunikim në Facebook për të folur për krizën politike në vend pas vendimit drastik të opozitës për të djegur mandatet.

Gjatë deklaratës live nga zyra e Kryeministrisë, binte në sy fakti se Ramës po i merrej fryma. Kemi parë që kjo gjë atij t’i ndodhë shpesh sa herë është në ditët e tij më të këqija, kur ka kriza apo skandale që cënojnë qeverisjen e tij.

Ramës i merrej fryma edhe kur kuksianët e revoltuar i vunë flakën kabinave të koncensionarit në Rrugën e Kombit, duke refuzuar të paguanin haraçin e vendosur gjithë arrogancë nga qeveria e tij. Edhe sot Rama është në të njëjtën situatë. Atij po i merret fryma përballë të gjithëve teksa mundohet të bindë opozitën të rikthehet në Kuvend.