Ekspertja Liliana Shyqyriu: Shqipëria me rekorde fatkeqe, qeveria e paaftë të menaxhojë situatën

05/08/2020 - 17:51

Ekspertja e Task Forces Anticovid pranë PD, Liliana Shyqyriu, përmes një postimi në rrjete sociale renditi disa rekorde negative, si♪5 thotë, që ka arritur Shqipëria në menaxhimin e pandemisë së Covid 19. Sipas saj, një nga rekordet më të mëdha është fakti se zëmë vendin e parë në Europë për numrin më të ulët të testeve.

STATUSI I PLOTË:

Rekordet e pathyeshme te Epidemisë

Që me fillimin e epidemisë së Covid-19 në vendin tonë ka pasur një rekord në nivel Europian i cili është mbajtur nga Shqipëria dhe ka qëndruar i pathyer për të gjithë periudhën. Ky është ai i testimeve për 1 Milion banorë ku ne klasifikohemi gjatë gjithë kohës në vendin e fundit dhe vendi i parafundit ka më shumë se dyfishin e testeve tona.

Këtij rekordi fatkeqësisht ju shtua me vonë rekordi i mungesës së një strategjie të qartë sidomos objektivi i cili do parandalonte parandalimin e përhapjes së Covid në grupet vulnerabël të popullatës:

personat me moshë mbi 65 vjec, personat e prekur nga sëmundjet kronike dhe

personeli shëndetësor , grupe të cilat gjate gjithe kohes u goditen vrullshëm nga epidemia.

Gjatë muajit korrik dhe në vazhdim këtyre dy rekordeve ju shtuan dhe dy rekorde të tjera të cilat penalizojnë direkt shëndetin dhe jetën e qytetarëve shqipëtarë.

Që prej fillimit të muajit korrik ne kemi qënë nje nga 10 vendet e para ne Europë përsa i takon numrit të rasteve të reja dhe numrit të vdekjeve për 1 milion banorë .

Këto janë dhe rekordet më fatkeqe te gjithë periudhës së epidemisë.

Përfundimisht Institucionet Shëndetësore janë treguar të paafta në vënien në eficiencë të një strategjie por kanë arritur të mbajnë me fanatizëm rekordet negative . Shpresojmë që kritikat dhe sugjerimet e shumta që janë bërë ndaj tyre në funksion të shëndetit të qytetarëve të mos vazhdojnë të bien në vesh te shurdhër dhe te shërbejnë për të rikthyer sigurinë, qetësine dhe garancinë qytetareve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vijon përplasja në distancë mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha., i cili nga Durrësi i bëri thirrje kreut të qeverisë të merrte

Nga qyteti i Durrësit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për qeverinë që të zbatojnë planin e

Në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve, Presidenti Ilir Meta thekson se kjo shtresë e shoqërisë ka nevojë për mirënjohje, respekt dhe vle

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili i dërguan një letër tjetër Partisë Socialiste që OSBE/OD

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon mëngjesin e sotëm takime me biznesin e vogël në Durrës, ku po ju shpejgon planin me 5 pika të PD-s

Demokratët e Qarkut të Shkdorës votuan sot për 39 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kaluan filtrin paraprak të verifikimit

Që pej vitit 2006 deri në vitin 2016, Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë pronarëve shqiptarë për një kompensim të drejtë për pron

Anëtarësia e PD-së në bashkitë Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës ka përfunduar votimin për kandidatët, ndërsa pjesëmarrja varion nga 6

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, denoncon në ‘Facebook’ se PS po gënjen njerëzit në Dibër me punësime të përkohshme.