Ekzekutimi i avokatit, Berisha: Vrasje tipike shtetërore e narkoshtetit

26/03/2019 - 13:37

Teksa Policia e Shtetit paralajmëroi kallzim penal për ish-kryeministrin për denoncimet e postuara në Facebook, Sali Berisha ka cilësuar ekzekutimin e avokatit Gurra një vrasje tipike shtetërore të narkoshtetit.

Berisha shkruan se një ngjarje e tillë ka tronditur avokatinë e vendit dhe opinionin publik ndërsa shpreh ngushëllimet për familjarët e të ndjerit dhe solidarizimin me Dhomën e Avokatisë së Shqipërisë.

"Duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin. Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri", shkruan Berisha ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË

Vrasja e avokatit Gurra nje vrasje tipike shteterore e narkoshtit!

Miq, vrasja e avokatit Gurra me te drejte ka tronditur thelle avokatine e vendit dhe opinionin publik te qytetit te Elbasanit ku ai kishte nje reputacion te mire dhe me gjere.

Kam ndjekur me keqardhje dhe trishtim te thelle kete krim te rende te rradhes te narkoshtetit. Me kete rast i shpreh familjes Gurra ngushellimet e mia te ndjera dhe Dhomes se Avokatise te Shqiperise solidaritetin tim njerezor.

Te dhenat e deri tanishme flasin se kemi te bejme me nje vrasje shteterore tipike per narkoshtetin. Avokati Gurra, penalist i njohur mbronte disa nga bandat me te rrezikshme te partise se krimit kurse ne Elbasan ai ishte avokat i pales kundershtare te bandes qe eshte nje me pushtetin.

Keshtu qe ne te dy rastet duket se ai per shkak te detyres mesoi edhe sekrete te shtetit te mafies, lidhjeve te qeveritareve me drogen, vrasjet, trafiqet dhe per qeveritare qe ishin peng i lidhjeve te tyre me krimin. Prandaj dhe shkaku i ekzekutimit te tij mafioz shteteror qendron me sa duket para se gjitha te sekretet qe ai mesoi per shkak te profesionit, te cilat nuk rrezikonin banditet dhe vrasesit ordiner por shefat e tyre ne pushtet dhe qeveri.

Me kete shpjegohet dhe heshtja totale e qeveritareve te te gjitha niveleve per kete krim te shemtuar. Ata heshtin sepse duket se ndjehen te lehtesuar. Avokati per shkak te detyres mesoi ato qe kurre nuk duhej ti dinte per bajlozet e narkoshtetit.

Duke denuar me ashpersine me te madhe vrasjen shteterore mafioze per shkak te detyres te avokatit Gurra, shtoj se shkaku i vertet i ketij krimi te shemtuar fshihet thelle ne arkivat e zeza te narkoshtetit te Edvinit. sb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-ministri Damian Gjiknuri ka reaguar për herë të parë, pasi i doli emri në përgjimet e publikuara nga media gjermane.

“Edi Rama është padrino i krimit. Tani nuk ka më alibi.

Në Mirditë, Gjon Ndoj, kandidat i pavarur për bashkinë është tërhequr nga gara kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga zgjedhjet.

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili pas deklaratës së OSBE-së në lidhje me tensionet që kanë pushtuar Shqipërinë.

Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka i shkruan një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku thekson midi

Krerët e Bashkive që nuk pranojnë të ketë zgjedhje më datën 30 qershor duke respektuar dekretin e Presidentit Meta për shtyrjen e zgjedhj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka folur jashtë ambienteve të komisariatit të Burrelit ku u shoqërua pas tensioneve që

OSBE ka dënuar sulmet në KZAZ-të në disa qytete, ku mbështetës të opozitës tentuan të lironin hapësirat dhe të nxirrnin jashtë materialet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me shoqërimin në komisariatin e Burrelit të ish-deput

Partia Demokratike ka publikuar pamjet e shoqërimit të ish-deputetes së PD-së Dhurata Çupi dhe kryetares së FRPD-së, Denisa Vata.