Elion e ndihmoi fati. Askush nga partia e tij nuk dogji mandatet, por ai u bë deputet sepse Rakip Suli hoqi dorë nga mandati për të konkurruar për kryetar bashkie në Kamzë.

Siç dihet, Kamza drejtohet nga demokrati Xhelal Mziu, kështu që Suli kërkon që atë bashki t’ua kthejë socialistëve. Ndërkohë, Elio Hyskaj, vëllai i Turit dhe kryetar i FRESH, përfitoi nga ky rast si kandidat në listë dhe tashmë ai është deputet.

Ditën e parë ai ka preferuar shoqërinë e deputetëve të karrierës në PS, si Xhemal Qefalia, Sadik Vorpsi dhe Sadri Abazi, shkruan "Panorama".