Elvis Naçi: Po të na shikosh ne me Ramën thua njeri është zv/kryeministri, tjetri ministër i Brendshëm

11/12/2019 - 08:01

Në këtë fazë pas tërmetit të 26 nëntorit, drejtuesi i fondacionit Firdeus, Imami Elvis Naçi, theksoi se duhet koordinim mes palëve.

Pasi foli për mënyrën si mund të koordinohet më mirë puna mes fondacioneve dhe qeverisë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, Naçi bëri edhe një batutë duke thënë: “Po ta them këtë si me shaka, por po të na shikosh ne me Ramën thua njëri është zv/kryeministri, tjetri ministër i Brendshëm po ta shikosh në këtë pamje”.

“Po ta dëgjoni zotin Ahmetaj me vëmendje ne nuk kemi ku shkojmë sepse do të bëjmë punë primitive. Në qoftë se unë me Arbrin sot fillojmë duke ndërtuar bëhemi kaotikë. Të them një fakt. Janë ata që kanë pasur viktima, familjet ne i kemi vizituar. Unë i thashë “për ju nuk ka shtëpi 20 mijë euro. Ju lutem ku e doni si e doni”, thjesht me i lehtësuar se ata kanë pasur dramë. Sa po i gjenim shtëpi merr Rama dhe thotë “ju lutem shumë, faleminderit për dëshirën e mirë që keni, por ka dalë një vendim qeverie që familjarët që kanë pasur viktima qeveria tashmë e ka marrë vendimin që do të kenë shtëpitë e tyre dhe janë gati të marrin çelësat”. Pse e them këtë? Koordinimi se unë jap, Arbri jep, ai jep dhe krijohet kakofoni”, tha Naçi në Opinion.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa përmes një statusi në Facebook rendit faktet që sipas saj, tregojnë që rinia shqiptare është më e harruara

Bashkimi Europian i ka dhuruar 180 milionë euro Shqipërisë për të përballuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi përmes një deklarate nga selia blu denoncoi pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama.

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel të rinjve që të “bashkohen dhe të marrin në dorë fatet e tyre dhe të atdheut”.

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj politikës, si edhe kundër lokaleve që grumbullojnë njerëz, duke

Shqipëria u rendit e parafundit në Europë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor në gjysmën e parë të vitit 2020 nga 

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar struktur