Emërimet në Gjykata, KLD mbledhje me dyer të mbyllura

16/12/2013 - 11:21

16 dhjetor 2013 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë është mbledhur sot në orën 10:00, për emërimet në disa gjykata të vendit.  Në mbledhjen e cila po zhvillohet me dyer të mbyllura, pritet të ketë diskutime mes anëtarëve të Këshillit mbi emërimet e kryetarëve në Gjykata.Po kështu, debatet pritet të zhvillohet lidhur me propozimet e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço për emërimet e disa magjistratëve të rinj. Mësohet se Presidenti Bujar Nishani, nuk është i pranishëm në mbledhjen, e cila po drejtohet nga Elvis Cefa. Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të bëjë emërime në disa Gjykata të vendit, si dhe plotësimin e 13 vendeve vakante në Gykatën e Tiranës.Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço propozon që këto vende të plotësohen me magjistratët e rinj, të diplomuar kët vit nga shkolla e Magjistraturës, ndërsa anëtarët e tjerë kërkojnë që një pjesë e vendeve të plotësohet nga transferimet nga rrethet e tjera të vendit.Nga burimet mësohet se në rendin e ditës të mbledhje së KLD është edhe vlerësimi për 52 gjyqtarë. Në mbledhjen e sotme pritët të miratohet edhe dorëheqja e inspektores së KLD, Alma Hicka, e cila u prezantua nga kryeministri Edi Rama si Avokatja e re e Shtetit.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nënkryetari i LSI-së, Ptrit Vasili përmes një statusi në Facebook deklaroi se në kushtet e përhapjes së koronavirusit, testimi në masë i

Në konferencën online me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyt nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një videokoference me gazetarët tha se qeveria ka vendosur anulimin e prokurimeve.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka uruar shërim të shpejtë mjekut të njohur Dhimitër Kraja, i cili u kthye ne frontin e luftës në Infekt

Partia Demokratike dorëzon sot në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me tenderin pa garë 1.5 milion

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka falënderuar qeverinë shqiptare për ndihmën që i ka dhënë disa qyt

Përmes një postimi në Facebook, Jorida Tabaku ish-deputete e PD-së publikoi raportin e “Standard and Poor’s”, ku shkruan se sipas tyre ve

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendon tonë, Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasv

Partia Demokratike pas dy deklaratave për media, ku denoncoi se Ministria e Mbrotjes kishte dhënë një tender 1.5 milionë euro pa garë në