Pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecis do të mblidhet në qershor. Komisioni i Venecias ka caktuar datat 18 dhe 19 qershor për sesionin plenar, në të cilin pritet të merret vendimi për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese dhe paketën antishpifje.

Kujtojmë se paketa “Antishpifje” e propozuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama ka ngjallur reagime dhe përplasje të forta në Shqipëri, pasi është kundërshtuar nga opozita, analistët, gazetarët e shoqëria civile, të cilët e shohin paketën si cenim të fjalës së lirë dhe kontroll të qeverisë ndaj mediave.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, pjesë e së cilit është edhe vetë Komisioni i Venecias që ka kërkuar mendimin e ekspertëve.

Këshilli i Europës iu kishte dërguar autoriteteve shqiptare disa amendime për këtë paketë, por nuk u morën parasysh nga mazhoranca gjatë diskutimit në Parlament.

Për këtë arsye Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i është drejtuar Venecias.