Gjatë konferencës për mediat, Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar të flasë në publik për çështjen e emigrantëve në Siri që janë bllokuar në kampe, për të cilët pak ditë më parë u mbaj dhe një protestë para Kryeministrisë nga të afërmit e tyre.

Meta tha se çështja është shumë delikate dhe nuk mund të trajtohet në publik ndërsa theksoi se emigrantët kanë vështirësi të madhe, por shpreson që ata të kthehen të gjithë në atdhe njësoj si Alvin Berisha.

“Kjo është një çështje mjaft e ndjeshme për shkak specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ka vështriësi të mëdha, por pak kohë më parë pata kënaqësi që prita Alvin Berishën dhe babanë e tij dhe shpresoj që të gjithë të kthehen në vend. Por kjo është një çështje që nuk mund të trajtohet në publik”, u shpreh ai.