Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e deputetit 3 kandidatëve nga listat e Partisë Demokratike.

Bëhet fjalë për Artur Roshin nga listat e PD në qarkun e Tiranës, Nikolin Stakës dhe Zef Shtjefni nga listat e PD në qarkun e Shkodrës.

Ndërkohë sot, kandidati Klajdi Qama nga listat e LSI ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.