Pas hedhjes së shortit janë përzgjedhur emrat e parë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Shorti i parë ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED të cilët janë:

  1. Besnik Imeraj 
  2. Altina Xhoxhaj

Ndërsa Vitore Tusha, është zgjedhur anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese.

Kjo mbledhje e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi është shoqëruar me debate mes palëve politike.