Kreu i Partisë Demokratike, Lulzm Basha, ka premtuar mbështetje për prodhimin vendase dhe subvencione për të gjithë ata që investojnë në energjinë diellore. Gjatë një vizite në Durrës, në një biznes prodhues, Basha tha se pas 25 Prillit situata e biznesit do të përmirësohet.

Kreu i opozitës tha se sot për të marrë leje për të pasur një biznes duhej leje në shumë zyra dhe për të janë “turpi i zotit”.

Më tej premtoi se për bizneset do të ketë subvencione.

Përfaqësuesit e biznesit iu ankuan Bashës për centralizimin në çdo aspekt të ekonomisë duke kërkuar ndryshimin e kësaj situate në qeverisjen e ardhshme. Më tej lideri i opozitës premtoi mbështetje për prodhimin vendase dhe për ata që eksportojnë.

1 mijë zyrtarë të shtetit që rrinë me vula në xhep. Turp i zotit. As në kohët e Tanzimatit s’ka qenë kështu.  As në kohët e, ç’të them !

As në Mesjetë nuk ka qenë  që  1 mijë zyrtarë të shtetit, funksionarë të shtetit mbajnë vula në xhep, që me çdo hap që hedh, me çdo frymë që merr, me çdo lugë që fut në gojë, thotë shteti prit. Prit këtu, prit aty.

Lëre këtë autorizim aty. Gjëja e parë që do bëjmë  është thjeshtimi i kësaj. E dyta: Energjia është prioritet. Energjia ka qenë prioritet prej dekadash, për çdo ekonomi  që ka bërë përpara dhe çdo ekonomi që  duhej të bëjë përpara, energjinë duhet ta ketë a, b, c-në. Duhet ta ketë bazament.

Hapi i dytë është që ne do të subvencionojmë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejt për drejta në mënyrë që kjo energji diellore të na kthehet në energji elektrike dhe të komplementoj energjinë hidrike.

Kush do jen përfituesit? Përfituesi i parë do jetë vet shteti që është akoma pronari i KESH-it, i OSHE, i OST, i gjithë sistemit aktual të prodhim distibuimit. Pse? Kjo do na japë mundësin ne që energjinë e prodhuar nga uji ta shesim në kuotën më të lartë mundësisht në eksport

Gjëja e parë që do bëhet është që kjo jo vetëm do ndalet por do bëhet reversë. Ne tarifën do ia vëmë atij që e sjell të gatshme dhe do heqim çdo taksë për lëndën e parë, jo vetëm për panelet diellore por për gjithçka që prodhohet në Shqipëri.

Çfarë prodhohet në Shqipëri do të ketë taksë zero lënda e parë që hyn brenda. Interesi jonë është që ti mos ta kesh në kyç atë magazinë, por ta kesh të mbushur deri në tavan dhe mos pushojnë kamionit duke ardhur duke marr e duke çuar qoftë për instalime në Shqipëri qoftë për eksport.

Për eksport do të keni mbështetje, për instalime do të keni subvencione dhe kemi një fat shumë të madh që 99% të energjisë e prodhojmë nga uji”– u shpreh lideri i opozitës.