Deputeti demokrat Agron Shehaj dhe deputeti socialist Erjon Braçe janë përplasur në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që po mbahet paraditen e sotme.

Agron Shehaj: Unë z. Kryetar nuk kam shumë eksperiencë në politikë dhe sigurisht nuk kam eksperiencë në komision. Po këtë sjellje që shoh nga ana juaj në këtë Komision…

Erjon Braçe: Faleminderit shumë por mua nuk më vlerësoni dot sjelljen. Nuk jemi mbledhur këtu për mua. Më vjen keq.

Një punonjës i sigurisë ka ndërhyrë që të mos ketë përplasje fizike mes Braçes dhe Shehajs. 

Pamjet kanë filmuar momentin kur punonjësi i gardës largon Shehajn, ndërsa deputeti Anastas Angjeli largon Braçen.

Situata e tensionuar ka vijuar për disa minuta dhe dy deputetët kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin.

Më pas Agron Shehaj është larguar nga komisioni. Gjithashtu dhe deputetët e opozitës janë larguar.

Më pas deputetët janë rikthyer në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ku po raportonte ministrja e Drejtësisë.