Ndalesën e radhës në kryeqytetin shqiptar Presidentja kroate e ka bërë në Bashkinë e Tiranës, ku u prit nge kreu i saj Erion Veliaj.

Gjatë bisedës rreth mundësive të bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç e komplimetoi kryebashkiakun për ndryshimet e bëra në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së, teksa i dhuroi Çelësin e Tiranës në shenjë miqësie.

Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.