“A është Shkëlzeni “peshku i madh”? Sali Berisha flet për djalin e tij

26/01/2018 - 22:04

   Pak ditë më parë Prokuroria rihapi dosjen për aferën e “CEZ”dhe i ka dërguar fletë-thirrje për të dëshmuar edhe djalit të ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Lidhur me këtë çështje, i pyetur nga Arian Çani në “Zonë e Lirë” si u ndje pasi mësoi këtë lajm, Berisha u shpreh: “Si baba jam ndjerë shumë mirë. Beteja politike nuk më intimidon kurrë. Shqiptarët e panë në të gjitha seancat e komisionit që ajo ishte përpjekje e turpshme e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjen më të madhe në historinë e vendit”.

Ish-Kryeministri theksoi se nëse djali i tij thërritet nga organet e hetimit për këtë dosje, duhet të vazhdojë betejën për të demaskuar Qeverinë Rama. Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit amerikan Donald Lu për “peshqit e mëdhenj”, Berisha deklaroi se nuk bëhet fjalë për djalin e tij.

Arian Çani: Pra ju nuk merakoseni fare për Shkëlzenin?
Sali Berisha: Absolutisht, do ta çojë betejën me shumë sukses. U sulmua politikisht, do reagojë politikisht, do përgjigjet politikisht. 
Arian Çani: Kur Donald Lu tha se “peshqit e mëdhënj” do kapen në Janar, mos e kishte fjalë për Shkëlzenin doktor?
Sali Berisha: Absolutisht jo. Shkëlzeni nuk ka thyer asnjë ligj. 
Arian Çani: Nëse nisemi nga konteksti që ju paraqisni që ky është narkoshtet atëherë s’ka nevojë të paraqiten prova kundër tij. 
Sali Berisha: Jo jo është qartësisht narkoshtet. 
Arian Çani: Me kë do të luftojë Shkëlzeni? Luftohet me një shtet të së drejtës.
Sali Berisha: Është fillim beteje, padiskutim.

Shkëlzen Berisha ishte thirrur për të dëshmuar vitin e kaluar në komisionin e posaçëm hetimor parlamentar për dosjen e CEZ, që ishte kërkuar nga mazhoranca. Relacioni i komisionit me dëshmitë e mbledhura iu dërgua Prokurorisë, por hetimet u pushuan.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet për të gjithë qytetarët shqiptarë që janë bllokuar në kufi.

Partia Demokratike ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një deklarate ku është shprehur se ka paditur ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për abuzimet me tenderin e paracaktuar të ushqimeve me vlerë 1.5 milion euro.

Përmes një postimi të pak minutave më parë në Facebook, presidenti i vendit, Ilir Meta shpërndau disa mesazhe të paqta e shpresëdhënëse t

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha, nëpërmjet një statusi në Facebook, e cilëson akt kriminal mbylljen e kufirit për 50 shqiptar

Në të dielën e tretë kur gjithçka është mbyllur dhe nuk lejohet dalja, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një mesazh shoqëruar me

Ish-deputetja e PD-së, Orjola Pampuri ka publikuar një video ku shfaqen kryefamiljarë dhe fëmijë të varfër që thonë se nuk kanë bukë të u

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet e cilëson të papranueshme ngritjen e flamurit të Vorio-Epirit në Himarë dy ditë më parë.

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i bëri thirrje opozitës që nuk është koha për politikë në këtë moment, por për s

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.