"Eurodeputeti në përgjimet e antimafias, mik i Bashës", Tabaku-Ballës: Përpjekja patetike nuk do të funksionojë

25/01/2021 - 11:59

Në një deklaratë nga selia blu, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili tha pak më herët se eurodeputeti Lorenzo Cesa që përmendet në përgjimet e Ndraghetas është mik i Lulzim Bashës.

Sipas Tabakut, përgjimet flasin për korrupsionin galopant në Shqipëri, ndërsa i cilësoi përpjekje patetike ato të Ballës që e lidhi emrin e eurodeputetit me Bashën.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, JORIDA TABAKU

Këtë javë doli në dritë një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri. Korrupsion galopant i udhëhequr nga mafia dhe i ushtruar me miratimin e Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.

Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën.

Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian.

Ndërkohë që Rama dhe Veliaj janë të fokusuar në punët e tyre të pista me mafian, shqiptarët janë gjithnjë e më shumë të papunë, investitorët seriozë largohen, ekonomia e pjesës dërrmuese të familjeve shkon drejt rrënimit, mijëra të rinj e të rinj largohen nga vendi.

Kundrejt rryshfetit 20%, Edi Rama dhe kukulla e tij në bashki e kanë shndërruar vendin në një parajsë për pastrimin e parave, duke dhunuar ligjin dhe duke shkatërruar konkurencën.

Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.

• Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.

• Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.

• Ata hanë darka luksoze në Dubai, kur vendi është i përmbytur.

Mafia dhe pastrimi i parave nuk sjell vende pune, nuk prodhon mirëqenie, nuk ofron investime reale dhe të besueshme për ekonominë dhe qytetarët.

Mafia dhe lavatriçja e parave të pista prodhon vetëm shkatërrim, dhe mjerim për çdo familje që jeton me punë të ndershme.

Të dashur qytetarë!

Këto 8 vjet të Edi Ramës në pushtet na kanë mësuar një gjë: Se kjo është një qeveri që kujdeset vetëm për vete dhe paratë e saj.

Vëmendja dhe synimi i kësaj qeverie dhe i këtij kryeministri nuk është barazia apo konkurenca, por korrupsioni dhe monopoli.

Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë. Kjo është ajo që ata bëjnë.

o Ata dështojnë.

o Ata korruptojnë.

o Ata marrin paratë tuaja dhe i fusin në xhepat e tyre.

Ne do ta ndryshojmë këtë!

Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.

Është koha për ndryshim!

* Ne do të sjellim ndryshimin!

* Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.

* Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi pas përfundimit të takimit të 11-të, të Këshillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me ko

Deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni tha sot në Kuvend se Shqipëria e ka blerë vaksinën e AstraZenecas me 24 euro doza, ndërsa ve

Nga Brukseli, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se ka lajme të mira në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje partive politike të dorëzojnë brenda afateve dokumentacioni

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Kuvend se sot do të mbërrijnë 15,210 doza të vaksinës Pfiz

Ministrja e Marrëdhënieve për Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend për marrëveshjen e nënshkruar ditën e sotme mes kryetarit

Pas firmosjes së kualicionit me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se çdo ëndërr do të bëhet realitet

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe kreu i PD Lulzim Basha firmosin marrëveshjen me sloganin "Shqipëria, shtëpia që fiton", ku përcaktoh

Duke marrë shkak nga projektet 3D të prezantuar nga kryeministri Edi Rama për qytetin bregdetar, drejtuesi politik i Partisë Demokratike