Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksionin e policisë që solli kapjen e një sasie të madhe eurosh.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se sasia që është kapur shkon në 200 kilogramë.

Postimi i plotë:

Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.

Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.

Pyetja qe mbetet përherê, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjehereë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?