Familja e të miturës largohet nga Paskuqani, deputetja Hysi pranon dështimin

02/06/2020 - 21:53

Familja e vajzës së abuzuar seksualisht në zonën e Paskuqanit do të zhvendoset në Tiranë.

Deri mbrëmjen e djeshme vajza ka qenë në shtëpinë e saj por nën monitorim për shkak se ekzistonte rreziku për të prodhuar ngjarje kriminale, për shkak të afërsisë që kishin me familjen e abuzuesit.

Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, deklaroi gjatë fjalës së saj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete”se autoritetet kanë vendosur të zhvendosin të gjithë familjen e vajzës nga zona e Paskuqanit.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë nga Paskuqani dhe të vijë në Tiranë.”- tha ajo.

Nënkryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi nga ana tjetër pranoi dështimin dhe bëri thirrje për një nismë konkrete ose në të kundërt të dorëzojnë mandatet e deputetit.

Deputetja socialiste, Vasilika Hysi pranoi se me ngjarjen e rëndë institucionet kanë dëshmuar se dështuan për mbrojtjen e fëmijëve dhe i kërkoi ligjvënësve ndërhyrje të forta ligjore.

“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parrullat dhe nuk njofton, nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karrierat tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e agjencisë prestigjioze Moody’s Investors Service ku analizon ekonominë e Shqip

Kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të OSBE, ka reaguar në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, një prej ngjarjeve më të rën

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein në një intervistë për emisionin "Kjo javë" në News24 u ndal edhe tek çështja e shkëmbimit të territore

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se prej ditës së djeshme, 10 korrik ka hyrë në fuqi ligji për aktiv

26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, pë

Artikulimi i socialistëve për të hapur listat dhe mosdakordësia e demokratëve lidhur me këtë argument, është bërë pjesë e retorikave mes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas deklaratës së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili tha se marrëveshja e 5 qershorit është

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen me një mesazh të fortë, ndërsa i bën të qartë rivalit të tij politik, Edi Ramës, s’e asku

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend sërish një tjetër ligj. Bëhet fjalë për ligjin nr.

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot masakrën që ndodhi në Srebrenicë 25 vjet më parë ,më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.