Familja Rama mesazh miqve: Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve për shkak të COVID-it

01/08/2020 - 10:12

Pak orë pas ndarjes nga jeta të nënës së tyre, Aneta Rama, në moshën 82-vjeçare, familja Rama iu drejtohet me një mesazh të gjithë miqve, të afërmve dhe familjarëve.

Kryeministri Edi Rama dhe vëllai i tij, Olsi, i falënderojnë të gjithë për mesazhet prekëse, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e tyre për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve për shkak të COVID-it.

Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 17:00. 

Mesazhi i Edi dhe Olsi Ramës

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit. I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë.

Edi dhe Olsi Rama

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të skulptorit Arben Bajo, i cili nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19.

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku shkruan në Facebook se në Shqipëri klima për bizneset është mbytëse çka i ka detyruar të investojnë

Përmes një statusi në Facebook, ish-deputeti demokrat në Qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi ka denononcuar zv.komandantin e Forcave Detare,

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar përmes një postimi në Facebook 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në ma

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i është përgjigjur kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballës, në lidhje me deklaratën e këtij të

Eksperti i ekonomisë në PD, shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 për situatën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastrio

Nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka denoncuar përmes një postimi në rrjete sociale ato që ai i konsideron si raste flagrante të rin

Paraditen e sotme, presidenti Ilir Meta ka publikuar në “Facebook” pamjet filmike të 29 viteve më parë, kur rreth 20 mijë shqiptarë u nis

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar foto të plazheve të boshatisur edhe pse është muaj pushimesh.