Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri, është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias.

Vendi i Fatjona Dhimitrit i është besuar deputetit tjetër të pakicës së re, Ramazan Gjuzit. Ky i fundit është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare.

Ramazan Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature dhe është deputet i listave të LSI-së.

Por disa javë më parë ai ka qenë në fokus të medias, për shkak se gjatë mbledhjeve të komisioneve online, është filmuar teksa fuste gishtat në hundë, duke dalë jashtë etike totalisht si dhe duke injoruar nga ana tjetër këshillat e dhëna në kohë pandemie.