I ftuar në emisionin “Arena” të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve dhe Partia Demokratike do të marrë 8 mandate më 25 prill.

“Durrësi do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Partia Demokratike do të marrë 8 mandate në zgjedhjet e 25 prillit. Sondazhet e Antonio Notos janë të sakta, ndërsa të tjerat do të jenë propagandë e qeverisë për të manipuluar dhe zhvendosur vëmendjen e opinionit publik”,- tha Xhaferraj.