Në mbledhjen e komisionit të ligjeve ka pasur sërish përplasje mes deputetit socialit Bashkim Fino dhe kreut të këtij komisioni, Ulsi Manja.

Fino ka kundërshtuar miratimin e nenit 41 i sjellë në rend dite, kërkesë e cila është shpërfillur nga anëtarët e këtij komisioni të cilët e kanë miratuar unanimisht.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.