Kryeministri Edi Rama thotë se në vjeshtë kompania ajrore Air Albania do të nisë fluturimet fillimisht me Italinë.

Në një postim në Facebook, Rama kujton akuzat për Air Albania, duke sfiduar kundërshtarët të fillojnë ta shajnë e përqeshin.

POSTIMI I RAMËS

AIR ALBANIA DREJT QIEJVE TË EUROPËS

Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës

Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era

Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam