Fjalimi i parë i ambasadores amerikane: Jemi me ju krah për krah!

27/01/2020 - 13:41

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbajtur fjalimin e parë publik në detyrën e saj të re në vendin tonë, pasi i dorëzoi Letrat Kredenciale Presidenti Ilir Meta.

Ambasadorja Kim tha se SHBA-të janë të përkushtuara që ta ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet më e fortë, më e aftë dhe që të forcojë kandidaturën e saj për në BE. 

"Sot ne qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetit të Shqipërisë, por edhe në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështira përpara, por dimë që puna e vështirë është më e lehtë kur ke aleatë pranë teje. SHBA-të janë të përkushtuara ta ndihmojnë Shqipërinë që të bëhet aleate edhe më e fortë edhe më e aftë. SHBA-të janë të përkushtuar që ta ndihmojnë që të forcojë Shqipërinë për kandidaturën në BE. Mezi pres që të punoj me udhëheqësit shqiptarë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë por të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi. Jam besimplotë se teksa drejtësia dhe integriteti të hedhin rrënjë në Shqipëri më shumë investitorë do të vijnë. Nuk ka dyshime se SHBA-të e vlerësojnë Shqipërinë si një aleate, partnere dhe mike të vërtetë. Si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri mezi po pres që të njoh ju, vendin tuaj, kulturën tuaj. Jemi miq, aleatë dhe jemi partnerë", tha Kim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Presidenca janë përfshirë në replika të ashpra ditën e stome.

Pas reagimit ndaj ministrit Sandër Lleshaj, Presidenca ka reaguar edhe ndaj statusit të socialistit Ulsi Manja.

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin!”

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dalë në mbështetje të punonjësve të nënstacionit të pompimit të ujit në Poçem, të cilët janë prej një jave në

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka komentuar thirrjen e Presidentit Ilir Meta për mbajtjen e tubimit më 2 mars. Sipas tij, fakti që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim përmes një njoftimi thotë se ka zhvilluar ditën e sotme takime me kryeministrin Edi Rama, pres

Pas postimit në Twitter të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndaj deklaratave të Metës për grusht sh

Në një kohë kur presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sot se më datë 2 mars do të lidhë besë me qytetarët dhe prej aty do të nisin

Gjatë konferencës së jashtëzakonshme, e paralajmëruar më herët, Presidenti Ilir Meta dha prova të reja për atë që e quan “grusht shtetit”