Flasin qytetarët durrsakë: Ja çfarë mendojmë për zgjedhjet e 18 qershorit (VIDEO)

03/05/2017 - 16:34

Listat e kandidatëve për deputetë kanë dalë pak ditë më parë nga partitë e majta dhe të qendrës, ndërsa për herë të parë në demokracinë 27- vjeçare shqiptare opozita nuk ka kandidatë, duke lënë në udhëkryq të ardhmen e vendit dhe të votuesve të saj.

Qytetarët durrsakë, janë ndarë në dy pole të ndryshme përsa i përket zgjedhjeve të 18 qershorit.

Socialistët me bindje shprehen se do të votojnë dhe ky është një mision që sipas tyre çdo qytetar  duhet ta përmbushë, ndërsa demokratët deklarojnë se nuk do të dalin në votime, për aq kohë sa kështu është dhënë udhëzimi nga kryetari i tyre.

Por ajo që bie në sy është fakti se qytetarët durrsakë shumë pak, për të mos thënë aspak, i njohin kandiatët që janë caktuar nga krerët e partive në listat e votimit. Lista e PS kryesohet nga Eglantina Gjermeni dhe e dyta është Milva Ekonomi. Në listë është edhe Fidel Ylli, individë që nuk kanë asnjë lidhje me qytetin bregdetar, por që katapultohen në krye të listës, me garanci absolute se do të jenë fitues në garën e deklaruar.

Lista e LSI kryesohet nga një durrsak i vjetër ish-ministri Lefter Koka, për të vijuar me Nora Malajn dhe Flamur Gjuzin.

Të shumtë janë edhe ata që nuk votojnë, duke mos patur asnjë interes për të shkuar në kutitë e votimit.

Në intervistat e rastësishme në rrugë nga “DurrësLajm” vërehet se ka shumë qytetarë që zgjedhjet i shikojnë pa asnjë lloj interesi, dhe këtu bëjnë pjesë edhe emigrantët . 

K.H.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar përmes një publikimi në Facebook, lidhur me vendimin e Komisionit të Vlerësimit në PD, për  mos e

Presidenca i është përgjigjur kryeministrit Rama lidhur me çështjen e nënshtetësisë së futbollistit afrikan Winnful Essua Joseph Cobbina.

Vijojnë retorikat e tensionuara mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Deputeti Lefter Koka ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me ish-kryeministrin Fatos Nano. 

Partia Demokratike zbardh listin e kandidatëve të mundshëm që deputetë që u vlerësuan pozitivisht nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatë

Ish-deputeti dhe ish-ministri i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar ne Facebook pas lajmeve të publikuara në media lidhur me një

Opozita e bashkuar me anë të një deklarate të mbajtur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka përshënde

Një ditë pasi Komisioni i vlerësimit të Kandidatëve pranë PD-së përmbylli procesin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhj

Ish-deputeti Eduard Ndocaj, që u shoqërua sot në polici gjatë aktivitetit të përurimit të shtëpisë së Gjergj Fishtës, është liruar.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka inspektuar sot nga afër njësinë 3, zonë në të cilën janë kryer punime në 38 rrugë si Rr.