Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur emërimin e Knut Flackenstein si këshilltar i kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Balla i ka uruar Fleckensten-it kthimin në Shqipëri, duke shtuar se së bashku me zyrtarët e BE, Shqipëria do të mund të hyjë në familjen europiane.

“Mirë se u ktheve Knut Fleckeinstein. Duke punuar së bashku me e duke na këshilluar për të përmbushur detyrat tona të anëtarësimit në BE. Parlamenti shqiptar mbetet i përkushtuar që të punojë ngushtë, të aprovojë dhe të zbatojë reformat në koordinim me partnerët tanë kryesorë si SHBA dhe BE dhe sidomos me ambasadën amerikane në Tiranë.”, shkruan Balla në rrjete sociale.