Flet biznesmeni që u bë deputet, nga sakrifikimi i dy grave

13/02/2018 - 12:57

Ashtu si kreu i demokratëve Lulzim Basha, biznesmeni Astrit Veliaj e quajti vendim personal tërheqjen nga gara të dy kandidateve graa, Juvina Jani dhe Monika Qosja, vendim që i dha mundësinë atij të marrë mandatin e deputetit.

“I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD-së. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal”, ka thënë Velija për News 24.

Tërheqja e dy kandidateve për deputete nga lista e Beratit u bë sipas të njëjtës skemë që përdori Partia Socialiste në Lezhë në vitin 2013, asokohe për t’i hapur rrugë mandatimit të Arben Ndokës si deputet.

PD akuzoi Ndokën se ia arriti qëllimit përmes presioneve dhe kërcënimeve, ndërsa sot thotë se dy kandidatet e saj deputete u tërhoqën me “vullnetin e tyre të lirë”. Në Berat, Partia Demokratike mori vetëm një deputet. Eduart Halimi që pak ditë më parë dorëzoi mandatin, sepse kishte gjetur një punë më të mirë për të bërë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij të ‘Facebook’ dy ngjarje në Vlorë dhe Laç që sipas tij janë fshehur nga policia

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një

Pas protestës së banorëve të zonës së Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre, vjen një

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në një takim me kryesinë e LSI Durrës.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha teksa u bë sot pjesë e protestës së banorëve në zonën e Unazës së Re, deklaroi se për këtë projekt qeveria

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel gjatë një konf

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin ka thënë se ky i fundit do të mbahet m

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është rikthyer edhe një herë çështjes së ish-ministrit të Brendshëm teksa pyet në nj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sqaruar deklaratën e bërë një ditë më parë pas protestës së banorëve të Unazës së Re në dyert e b

Partia Demokratike ka përsëritur kërkesën sot për arrestimin e Vangjush Dakos, ndërkohë që ka kërkuar nga prokuroria t’u thotë shqiptarëv