Në sallën e Kuvendit ka folur sot kryeministri Edi Rama për protestën e studentëve. Ai ka kundërshtuar propozimin e LSI-së për të rritur buxhetin.

“Deputeti Rama Luan tha se studentët duhet të na nxjerrin neve të gjithëve nga salla. Por juve ju kanë nxjerrë jashtë prej kohësh dhe ju kanë bërë që ta ndiqni protestën të maskuar. Dje janë krijuar organet e para të drejtësisë së re.

KLGJ dhe KLP janë ngritur dje pas krijimit të KED. Sa u përket propozimit të tyre nuk është as kërkesë procedurale dhe propozimet e tyre janë të refuzuara pasi janë propozime për të mos u bërë kurrë. Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë.

Shoqëria kërkon zgjidhje dhe nuk pranon që që të zgjidhja të vijë nga doktoresha Kryemadhi, doktor Lulzim Ziu dhe doktor Qorri. Opozita kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri që të me duart e studentëve. Qeveria kërkon dialog”, tha Rama.