“Forca të errëta kundër Shqipërisë”, Meta flet për çuna problematikë

08/10/2019 - 20:46

Pasditen e kësaj të marte u publikua letra që tetë ministret e qeverisë shqiptare i ishin drejtuar parlamentit holandez për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ne letrën prej katër faqe, ministret e kabinetit “Rama” përmendin të gjitha arritjet në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu, ato mes rreshtave theksonin se forcat e errëta janë kundër Shqipërisë.

“Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel”, thuhet ndër të tjera në letër.

Pas bërjes publike të letrës së ministreve shqiptare drejtuar parlamentit holandez, ka reaguar ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri.  Ai ka ironizuar letrën e tyre, duke thënë se kur ministret përmendin forcat e errëta nuk e kanë për personat që trafikojnë lëndë narkotike apo për eksponentë të PS që kanë probleme me drejtësinë.

“Se mos keqkuptoheni me moskeqkuptime: Kur këto “shoqet” thonë “Forcat e errëta që punojnë kundër Shqipërisë”, nuk e kanë  për “forcat” që vazhdojnë të kandidojnë tutorë prostitutash, vrasës e narko-trafikantë si deputetë dhe kryebashkiakë;  as për “forcat” që kanabizuan dhe kokainizuan vendin, përmes Ministrave të Brendshëm të kapur në flagrancë me narko-trafikantët; as për “forcat” që shqiptarët i kthyen në azil-kërkuesit më të shumtë në Evropë;  as për vetë kolegët e tyre narko-tutore që në vetvete janë forcë… JO! E kanë ekzaktësisht për të njëjtat forca dhe individë, që Ramiz Alia i quante po ashtu “forca të errëta” në 1991!”-shkruan në “Facebook” Strazimiri.

Ndërkohë, një tjetër mendim nga ai i ministreve kishte presidenti Ilir Meta, i cili gjatë një takimi me studentët të ekselencës në Tiranë u shpreh se politika konfliktuale na paraqet si “çuna problematik”, një term i përdorur nga ish-ministri Damian Gjiknuri në përgjimet për blerjen e votave në Dibër në vitin 2016.

“Unë i kam thënë nuk jam në punë, siç ai më kërcënoi mua, unë jam në mision në kuptimin që e di përgjegjësinë që kam që t’i shërbej vendit për të mos shkuar atje ku shtyhet nga forca jo miqësore të jashtme që përdorin forca të brendshme në mënyrë që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Në vend që të ishte shembull, frymëzim për Kosovën, shqiptarët në rajon. Të jesh në mënyrë që demokracia funksionon, ka unitet kombëtar, ndërsa një politikë e tillë konfrontuese e vazhdueshme vetëm se na defaktorizon dhe na paraqet si çuna problematik siç nuk duhet të jemi”, tha Meta.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka

Gjatë deklaratës për shtyp, ministri i Jashtën në detyrë, Gent Cakaj foli për rastin e Alvin Berishës, 11-vjeçarit që u dërgua në kampet

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj iu drejtua sot sërish mediave lidhur me vendimin e një ditë më parë të BE për të mos çelur negociatat me Sh

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar një ditë pas vendimit të Këshillit Europian, i cili vendosi që Shqipërisë dhe Maqedonisë