Forumi Rinor, pjesë aktive e strukturave të PD-së

23/07/2012 - 00:00

 

Në një prononcim për gazetën “Dyrrah”, Kryetari i Forumit Rinor të PD-së Durrës, Rezart Kthupi, ka vlerësuar punën e bërë nga ky forum i cili jo vetëm ka qenë pjesë aktive e strukturave të degës së PD-së, por dhe ka kontribuar në shtimin e rradhëve të Partisë Demokratike me elementë të rinj. Duke bërë një sintezë të punës së këtij forumi që nga viti 2009 Kthupi ka deklaruar se,- “në këtë vit, përveç punës së zakonshme për shpërndarjen e fletëpalosjeve, aktiviteteve rinore, pjesëmarrjes në qendrat e votimit dhe në proçesin e numërimit është organizuar gjithashtu dhe takimi përmbledhës i fushatës elektorale me 1800 të rinj pjesëmarrës dhe me prezencën e vetë kryetarit të PD-së, Sali Berishës. Po kështu, gjatë këtij viti, është organizuar dhe mbajtja e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të Forumit Rinor të PD-së në rrethin e Durrësit”.

Duke ju referuar vitit 2010, kryetari i FRPD-së Durrës ka deklaruar se,- “në këtë vit objektivi kryesor ka qenë rifreskimi i strukturave të PD-së në gjimnaze, universitete si dhe pjesëmarrja në grupet e organizuara të FRPD-së Durrës”. Ndërkohë në vitin 2011, që përkonte me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore, FRPD-së ka kryer sondazhe derë më derë për rezultatet e fushatës për Bashkinë e Durrësit, në një kohë që janë organizuar takime festive dhe tematike në lidhje me çështje të caktuara përsa i përkiste kandidimit për kryetar bashkie të z Ferdinand Xhaferri. Po kështu, sipas Kthupit, një takim i rëndësishëm ka qenë dhe ai i të gjithë kryetarëve të strukturave të FRPDSH-së në Durrës, ku asistoi dhe kryeministri Berisha“.

Duke ju referuar këtij viti kreu i këtij forumi për qytetin bregdetar ka deklaruar se,- “vëmendja kryesore është përqëndruar në drejtim të rifreskimit të strukturave të Forumit Rinor, në një kohë që janë zhvilluar dhe takime të ndryshme të organizuara nga ky forum me personalitete të huaja, ku janë shkëmbyer eksperiencat më të mira organizative dhe politike, si dhe shumë takime të tjera”. “Natyrisht,- ka përfunduar Kthupi,- këto veprimtari janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të shumta dhe veprimtarive që ka zhvilluar FRPD-ja e Durrësit, rezultatet e të cilave kanë qenë konkrete dhe rezultative”.

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetoja e presidentit francez Emmanuel Macron kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, javën e

Nënkryetari i PD-së Durrës, Arlind Boshku, ka komentuar disa nga emisionet politike që u zhvilluan të hënën në mbrëmje, në disa prej tele

Ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, shigjeton zv/ministren e Brendshme, Rovena Kuko, përmes një postimi në rrjete

Pas mbledhjes në selinë e PD-së, aleatët e Opozitës së Bashkuar dalin me qëndrim unanim se “me Edi Ramën në krye të qeverisë dëmtohet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas mbledhjes së organizuar në selinë e PD-së, ku u mblodhën partitë aleate.

“Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund”.

Menjëherë pasi kryeministri shqiptar Edi Rama ka cituar kreun e qeverisë italiane Xhuzepe Conti, i cili thotë se qeveria shqiptare merito

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili tha më herët se se qeveria shqiptare dhe vetë kryemin

Në një dalje për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se presidenti i Francës, Emanuel Makron e ka deklaruar qartë se Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama postoi në rrjete sociale një pjesë të deklaratës së Pr