Foto me Obamën/ Rama flet për Bilal Shehun dhe 80 mijë dollarët e paguar...

12/03/2018 - 22:01

   Kryeministri Edi Rama, është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për personin që financoi fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.

Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të.  Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.

Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi, por nuk shpjegoi se ku i gjeti 80 mijë dollarë që u përdorën për foton.

“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër, e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se lista e kontrolleve të publikuara nga kryeministri Rama është ulëritëse dh

Një ditë pasi bëri check up-in në qendrën shëndetësore nr.9, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave të opozitës.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook,ngre dy pyetje pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se luftën për m

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Shqipëria duhet të mbyllë të gjithë institucionet, të cilat kanë lidhje m

Një ceremoni e organizuar nga presidenti Ilir Meta ka bërë bashkë figura të rëndësishme të politikës shqiptare, si nga PD-ja dhe PS-ja.

Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka reaguar pas qëndrimit kundër të “Reporterëve pa Kufij” lidhur me vendimin e AKEP-it pë

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një ngjarje të ndodhur në mbledhjen e Asamblesë së PS-së në qyte

Kryeministri Edi Rama sonte do të jetë i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" të gazetarit Arian Çani në Tv Klan.

Sali Lushaj, ish-truproja e ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e të birit, reper