Presidenti i vendit, Ilir Meta ka takuar sot në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Por ndryshe nga takimet e mëparshme, Kreu i Shtetit e ka pritur vetë Berishën në hyrje dhe e ka përcjellë deri te dera e jashtme e Presidencës.

"Sipas traditës se malësorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri te dera", tha Meta para gazetarëve. 

Në takimin që zgjati 30 minuta, u diskutua për krizën madhore në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.