Një foto e kryeministrit Edi Rama, që vendos kufjet gjatë kohës që në Kuvend po flet kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë xhiron e rrjetit.

Fotoja është komentuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha i cli e postoi i pari në rrjetin e ti social.

Kjo foto provon dhe njëherë kompleksin e Ramës nga gratë. Kur nuk u mbyll dot gojën me “dorë”, “xhentëllmeni” mbyll veshët!”, shkruante Berisha në “Facebook”.

Ky postim i Berishës është shpërndarë edhe nga vetë Kryemadhi, e cila shkruan: “E vërteta e hidhur”.

Kryemadhi, gjatë fjalës në Kuvend i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një lumë kritikash, kryesisht për programin që e quan “lajthitje”.

“Është meritë e kryeministrit tonë që e shndërroi Shqipërinë në Republikën e kanabisit, duke vjedhur votat e shqiptarëve. Me të vërtetë ne nuk kemi parë gjë akoma, por dhe ai nuk ka parë gjë akoma. Program i Ramës është program batutash, i shkruar keq me lajthitje. Kryeministri është kujdesur që të prezantojë një program të shkatërruar. Për ne një program i rëndësishëm nuk ka qenë për t’u shkatërruar, por jetësor. Ne nuk jemi në politikë për të dashur apo për të shkatërruar punën e tij. Si mund të krenohet kjo qeveri për rritje bombastike, kur nuk ka rritje ekonomike. LSI-së i intereson të dijë ku po shkon kjo rritje ekonomike”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi, sipas së cilës, Rama është kryeministri më i mirë i oligarkëve dhe më i keq i shqiptarëve.